Shkrimtari Gëzim Ajgeraj me rastin e Ditës Botërore të Poezisë…!

0

21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor….

FYTYRA E SATANËS

———————————

Fytyrës së fqinjit

Përtej gardhi

Çdo ditë

Ia qjerri maskën

E ia shoh

Fytyrën e satanës

Prapa makiazhit engjëllit

E shoh quditshëm

Nën maskën engjëllore

Përpara sharlatanëve

Të evropës

Fytyrën e gjarpërit

Të zi

Nga kalamegdani

Se si e shoh

Të tjetërsuar dinakërishtë

Plotë makiazh politik

Bishën e veriut të zi

Dhe nis e bërtas

Me veten

Po ku e ka fshehur satanizmin

bisha kobzezë

që mi mbushi kodrat me varre

e iku përtej gardhi

Është fytyra e bishës

Mos ia besoni engjëllinë

2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *