Fryma poetike e së dielës me poeten;-Natasha LIMAJ

FALMË
——————
E di – e di… që mërzitesh
Herë – her’më thua boll…
“ Gjoja “ të vjen keq për mua
Mjaftë – mjaft… kot, mos u lodh…
*
Me “ gjoja “ e shtyj dhe unë
Por së brëndshmi ligjëroj…
Si t’ia bëj hares , gëzimit
Plagën, dhimbjen , ku ta çoj?!..
*
Hajde , se po i mbaj brenda
Mir’ e bukur t’i navas…
Po aq shumë , sa më janë mbledhur
Bën vaki… edhe të plas!…
*
Lermë – lermë të dërrmohem
Ku t’i tres , a kam shteg tjetër ?…
Ndaj i lidh e i bëj varg
Falmë… në rri shum’ mbi letër !…
/QendraPress/