Çaste me poeten;Kimete Durmishi

0

TI DHE KARAKTERI YT

————————————–

Nuk mundem

kurrsesi

ta ndërrroj  

karakterin tënd 

Për t’u përshtatur  

ti me njerëzimin

Lirohu nga vetëngritja 

Tregohu i barabartë 

me të tjerët 

Mos rri peng në ajër 

Të synosh dhe retë

ato nuk të mbajnë gjatë

Rrezik ndoshta  

tornado të merr

aq lart mendove  

se mbërrin

Sa më poshtë 

do të fundosesh 

Dua të të respektojë 

ashtu siç je ti

Por nganjëherë 

është e pamundur

Unë në tokë 

e ti  kryelart

mbi njerëzimin 

Sikur të mundem  

të t`i them të gjitha 

në sy

Zbrit në tokë 

se shumë lart je ngjitur

Kur të biesh nga qielli 

pa dëshirën tënde 

atëherë do të mundohesh 

ta ndërrosh karakterin

Por e gjitha 

është me vonesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *