Klubi Basketbollistik’’Bashkimi’’ nga tani me zhveshtore te re

0

Në Qendrën sportive ‘Sezair Surroi’’ sot .kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,me kryetarin federatës së basketbollit Arben Fetahiu, përfaqësues të zejtarëve ‘Esnaf’’ dhe të tjerë bënë përurimin(zhveshtoreve) të reja të Klubit të Basketbollistëve “Bashkimi”.Ku me kët rast kryetari Haskuka edhe njëherë tha se sot, po e përurojnë këtë angazhim të dhe investim të komunës tek ekipi më i vjetër i basketbollit në Kosovë në Prizren, tani besojmë se me këto kushte do të kemi edhe rezultate më të mira në këtë sport. Andaj i urojë basketbollistët për suksese kështu i uroi i pari i komunës Haskuka.  Rini Shpendi kryetari i klubit basketbollistit’’Bashkimi’’ falënderoi shumë komunën dhe pohoi të se dëshiron ti falënderojë të gjithë përkrahësit e këtij klubi, duke theksuar se tani besojmë me këto kushte edhe në rezultate më të mira.  Derisa Arben Fetahu, kryetar i federatës së Basketbollit duke ururuar këto zhveshtore tha se komuna e Prizrenit është shembulli më i mirë se si ndihmohet basketbolli dhe sporti në përgjithësi. Topi i parë i basketbollit është sjellë në këto anë të Prizrenit andaj ky është edhe një sukses më shumë tha ai.  Varis Gjejlani, tha se ne si shoqatë ‘’Esnaf’’ kemi ndihmuar dhe po ndihmojmë padyshim se të gjithë si edhe këtë klub basketbollistik.  Qëndrim Biraj , kapiten i klubit Bashkimi me këtë rast tha se këto kushte tani më padyshim se na obligojnë për më shumë suksese . Sazan Cukaj, koordinator i drejtorisë së Sportit dhe kulturës pohoi se komuna për këtë projekt ka investuar 29 mijë euro, mirëpo tani po kërkojë Inserte Tani pas rregullimit të kësaj zhveshtore ka kërkesa që edhe klubi i basketbollistëve femra ta kenë një zhveshtore të këtillë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *