E diela me poeten:Laureta Poga
MBI TELAT E KITARES. KENDOJ.
Me guaskat e detit bëra portretin tënd..
Me gurët kristal skalita emrin tënd..
Dy vale deti i bëra sytë e tu..
Mbi rërë formova buzët e tu …
S’ te kam harruar, po te pikturoj…
Këtu, buze detit po te imagjinoj..
Një kitare mbi vale e hodha..
Dhe nisa ngadalë te lundroja !
Një melodi magjepse me vjen papritur..
Ah, jam unë mbi telat e kitarës hipur..
Këndoj e nanuris këngën e humbur..
Qe dikur e këndonim te dy te lumtur !
Mbi telat e kitarës këndoj..
Vetëm kështu te imagjinoj..
Ti mbete veç një melodi serenate..
Drithërima dhe rënkimi i asaj nate !
Sa here dua te te kujtoj..
Ne buze te detit do te shkoj..
Mbi rërë me valën do te lotoj..
Dhe me lotët e mi… TY do te pikturoj !