Sot mbahet ceremonia e pranimit të detyrës së presidentes Vjosa Osmani
Ndonëse nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Kosovës për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, siç njoftohet nga Presidenca, një sërë aktivitetesh do të organizohen për ta shënuar pranimin e detyrës së Vjosa Osmanit, të cilat janë përshtatur me rrethanat, njofton Insajderi.
Që nga ora 10:00, pritet që me arritjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Sadriu përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, të fillojë edhe ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndër aktivitetet të cilat do të zhvillohen sot nga presidentja e re e vendit, janë edhe homazhet te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Ndërsa, krejt në fund Osmani pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së, nga ora 17:00.
Agjenda e plotë:
10:00 Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu
Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)
10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës
11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë
Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101
11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI
Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101
12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë
Lokacioni: Salla “1 Tetori”, Prishtinë
13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova