Kosova arrin t’i sigurojë mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech
Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër Coronavirusit Pfizer/BioNTech, në periudhën nga muaji prill deri në fund të qershorit, njofton Insajderi.Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër Coronavirusit.Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars.Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve.Si të regjistroheni për të marrë vaksinën kundër COVID-19?Kosova, deri më 12 prill, ka regjistruar mbi 98,341 raste me Coronavirus dhe 1,996 viktima