Kryeministri Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar edhe dy zëvendësministra, bëhet fjalë për të Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe  Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Z. Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë; Z. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *