Pesë të vdekur dhe 506 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Pesë pacientë të infektuar me coronavirus ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 506 raste të reja pozitive. Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë shëruar edhe 761 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

761 TË SHËRUAR DHE 506 RASTE ME COVID-19!

9 Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 506 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Mitrovicë 56 raste, Ferizaj 51 raste, Gjilan 49 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 31 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Gjakovë 26 raste, Vushtrri 25 raste, Prizren 15 raste, Rahovec 12 raste, Viti 12 raste, Leposaviq 11 raste, Drenas 10 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 9 raste, Obiliq 9 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Skenderaj dhe Istog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *