Zyrtare: Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nesër vjen për vizitë në Prishtinë

0

                         Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, siç ka raportuar mbrëmë Gazeta Online “Reporteri.net”, nesër do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë. Vizita është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. Ndërsa në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se përveç saj, takime do të ketë edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.“Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04.2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikërëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *