I nderuari ministër i popullit mik gjerman, edhe çka tjetër kërkon Evropa nga Kosova?!- Shkruan; Mërgim Hasi

0

     Falënderimet e popullit të Kosovës   janë të mëdha sidomos  për SHBA-të dhe  Gjermanin e  të tjerë, që  ndihmuan  luftën dhe  bashkërisht me çlirimtarët e  UÇK-së  këtij vendi i sollët lirin. Por,i nderuari ministër  liria e Kosovës  ka rrënjët në gjak e këtë Ju më së miri e dini. Sepse  edhe ju kur erdhët në qershorin vitit 1999, e patë  në  lëkurën tuaj atdhe dashurinë dhe  shpirtin paqësor të shqiptarëve, njësoj sikurse e që patët rastin të shihni verbërinë shoviniste serbe mbi paqësorët e ate e dini saktë  kur  ishit edhe në Prizren pranë  PTK-së. Prandaj ne tani 21 vie  nga ajo kohë,nuk kërkojmë asgjë më shumë se kufijtë natyral që i kishim si Kosovë, njësi e barbarët në kuadër të federatës jugosllave. BE u tregua  jo vigjilente  ndaj synimeve  armiqësore të  Serbisë,  që  vazhdoi të kultivojë kundër Republikës së Kosovës. Dhe na shoshitët  për lloj lloj kompromisesh, të cilat  shihet se nuk janë në interes të së  vërtetës  dhe  të  Kosovës,. Strategët e lirisë së  Kosovës  me të cilët biseduat,  para lufte. në luftë e pas lufte, shumë padrejtësisht të ndihmuar nga të  gjithë që ata bënë që sot, të jenë në Gjykatën e  Hagës, e ndihmuat  që në pushtet të vijnë ata që  ose nuk  bënë asgjë , ose nuk ditën ,apo edhe më keq nuk deshën të bëjnë as edhe një çap për lirinë e këtij vendi,.Derisa çlirimtarët dhe strategët e Kosovës me këta kufi natyral që  sollën deri këtu shtetin. sot  po gjykohen  padrejtësisht në Hagë. Me ata që  i ndihmuat të jenë në krye  të qeverisë  tani  kërkoni që të bëni kompromise. Por,në si qytetarë të  Kosovës  u themi se  riktheni ata që  sollën lirinë  e këtij vendi, dhe leni kompromiset me këta që  se dinë vlerën e   këtij vendi, Ne  kemi shumë shpresë se  ende nuk është harxhuar -vaji i gamiles-  për të ruajtur Kosovën  me kufij natyral, për të ndihmuar  Kosovën drejt demokracisë dhe  që ky vend  të merr së fundi vendin meritor, Renditeni në  anën e Kosovës ,sepse saktë e dini sa i ka kushtuar liria këtij vendi. Saktë e dini sa  potencial pozitive ka ky vend ,dhe sa  është i prirur që të jetë  stabilitet i kësaj pjese të Ballkanit .Presim edhe shpresojmë z. ministër…… në drejtësinë historike  të  Kosovës  /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *