E diela me poeten:Nexha Reçica
MIGJENI
—————————–
Kur pëllumbat gugatnin në terr
Ti i ushqeje me shkronja!
Kaloje muret e lashta
Endja gdhendet në ferr!
Edhe sot i shoh ,,Tullumbat e Lulit”
Çdo ditë në qytetin tim!
Habitem se si pas aq kohësh
Se si u trashëguan!
Çdo ditë e shoh vuajtjen e tij
Rininë e varrën në sytë e tij,
Kishte ëndrra të shumta
Ato i mbetën në gjysmë…!