E diela me poeten ;Kimete Osmani Beqiri

0

Unë dhe ti…

———————————

Seç e gjeti zemrën time

Tani e di

N’përqafimin tënd, o jeta ime

Jetoj fantazi!

S’arrij dot të t’përshkruaj

Thjeshtë vazhdoj

Ndjenjën që m’a fal, buzëqeshjën tuaj

Mundohem të t’a kompensoj.

Unë dhe ti… O dashuri

Përgjithmonë dhe në përjetësi

E përjetshme lumturi

Zemra s’pranon t’jem larg teje, assesi.

Do të t’mbajë përherë, pranë vehtës

Gjithmonë dhe t’jemi: Unë dhe ti

S’do t’na ndaj askush, përveç vdekjes

Ndjenjë magjike, kjo dashuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *