E diela e poezisë:Shpresa Gashi Zurnaci

0

ME ÇO NJE FJALE VENDLİNDJA İME

Po ta leshoj një ze moj nene

Po ta leshoj një ze Atdhe

O Prizren të leshoj ze

Ne çdo shtepi e në çdo votër

Po leshoj ze që nga Izmiri

që Egeja ja lag brigjet

Ty Prizren, qytet me İ miri

se nga malli, shpirti me digjet!

Nuk desha nga ti te largohem

e të shkoja në dhe te huaj

Te më falë të nenshtrohem

se larg teje fort po vuaj!

Ti e di jam bija jote

ndaj në zemër përherë te kam

kudo te shkoj rreth kësaj bote

sytë  përlotur për ty kam!

Me ço një fjalë vendlindja ime

Prizreni İ bukur,qytet me histori

më zhytë thellë nëpër kujtime

më bëj nder, aty me mbaj

Dhe Izmiri s’është i keq

këtu kam folenë e re

por s’më hy ne sy fare asgje

para teje ku kam le!

Ndaj për ty sa të kem jetën

do kem mall, s’të heq nga mendja

vargje për ty do hedh mbi letrën

Veç për Ty do të këndoje

TE LASHE NE PRITJE    

Ika me lotè nè sy

edhe pse tè vèshtrova nga larg

nuk patèm njè mundèsi tè dytè

tè takohemi edhe njè nate.   

Dhe unè vazhdova rrugen se ndala edhe pse zemra mè tha ndale

Une mjaftè tè prita

s’desha aq shumè nga ty

veq njè dashuri tè pastèr

me nderè e besnikèri. 

S’lakmova pasuri as njè jetè luksoze

njè dashuri tè qiltèr nè oqean e fundose

unè mjaftè tè prita

tash prit veq ti

se une ika larg

atje ku zemra do gjeje qetesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *