Burrel, përkujtohet Heroi i Kombit nga Landovica Halil Gashi

0

            Dhjetra familjarë, miq e ish koleg përkujtuan këtë të diel Heroin e Kosovës, Halil Gashin i cili humbi jetën gjatë përgatitjes për luftë 22 vite më parë në repartin ushtarak “Mollëza” në Burrel .Ceremonia e homazhit u zhvillua pranë përmendores së ngritur në qytetin e Burrelit 5 vite më parë. Babai i dëshmorit Halil Gashi, Muhamet Gashi, u shpreh se jo vetëm familja e tij por i gjithë Kosova vlerëson mikpritjen e treguar nga shqiptarët e kryesisht matjanët gjatë viteve të luftës. Bashkëluftëtari i Halilit, Feriz Gashi sjell edhe njëherë në memorie ngjarjen e 22 viteve më parë, kur ai, Halili dhe vëllai i Halilit erdhën në Burrel për tu stërvitur për luftë. Ferizi nuk lë pa falenderuar të gjithë ushtarakët shqiptar që në atë kohë dhanë kontribut shumë të madh për përgatitjen e luftëtarëve kosovar. Me 2 Maj të vitit 1999 ushtari i Brigadës 28/128 Halil Gashi,nga Landovica e Prizrenit ishte në stërvitje artilerie në kazermën ”Mollëza” të Burrelit, ku edhe bie dëshmor teksa po ushtrohej bashkë djem të ardhur nga Amerika, Kandaja e vetë trojet shqiptare .Halil Gashi  ishte një trim  e sypatrembur qe  gjithë jetese  tij  ëndërronte lirinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *