Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.Nga ky rast nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarve.Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *