Veteranët e Prizrenit,tepër të revoltuar me ata që para formimit të Gjykatës Speciale dhe pas kanë punuar kundër çlirimtarëve- Shkruan;Qazim Thaçi
Tani e tri ditë radhazi,qindra veteranë,më kanë shkruar e më kanë thirr në telefon për të shkruar dhe për ta ngritur revoltën e tyre . Pas deklaratës së ministres Donika Gërvalla,lidhur me UÇK-në, Ata me fjalorin që tashmë ka tejkaluar ndoshta edhe arsyeshmërinë, por ata të indinjuar shprehen se si vallë ata që nuk i dhanë ,ose nuk patën mundësi ti japin Lirisë së Kosovës as edhe një ndihmë të vetme, kaq ashpër e pa bazë flasin kundër atyre që ishin strateg dhe njëherit në bashkëpunim me NATO sollën lirinë e këtij vendi, Isa Berisha,sekretar e OVL Dega në Prizren në emër të, veteranëve tha ‘’Ne veteranët e Prizrenit jemi ndier shumë të fyer me deklarata e Ministres dhe jo vetëm Ministres Donika. Por , ajo që tashmë po shihet është fatkeqësia, se po konfirmohet , ajo që se kemi ditur e as pritur, Janë plotë nga ata ,që ose nuk kanë pasur mundësi, ose nuk kanë dashur , apo nuk kanë qenë në pozicione të tilla ta ndihmojnë lirinë e Kosovës,po shihet se ata edhe para formimit të Gjykatës Speciale paskan punuar kundër luftës çlirimtare e tash ende janë duke punuar kundër kësaj lufte,Dua të bëjë më dije se me 19 shtator të vitit 1999, UÇK-ja është demobilizuar dhe çdo veprim që është bërë pas kësaj date mbaje emrin e tyre’’ ka thënë mes tjerash Isa Berisha. Kurse qindra veteranë e invalid të luftës po kështu me ftuan në telefon dhe për iniciativën e gjeneralit të Koshares Hisen Berisha duan ta bëjnë realitet Parlamenti i Kosovës ta ftojnë ministren Donika Gërvalla në interpelancë që ajo ose të kërkojë falje e të paqes arsyetimin deritashëm, ose të jap dorëheqje pa revokim. Derisa eskalimi i sotëm në Parlament kërkon një analizë më themeltë dhe më të thellë se një analizë që edhe mund të quhet politike, por, që në fakt ajo duhet të bëhet pa fije politike, por duhet të bëhet me ndjenjë e me shpirt. Kosova është në pozicione shumë të rënda aktualisht dhe kërkohet një ndërdijësimi më i madh sepse kjo mund të dërgojë vendin drjt ndonjë të papriture./qendrapress.com/