Vranësira dhe riga shiu, parashikimi i motit për sot dhe dy ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat herë–herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.Kurse gjatë ditës së sotme paradite do të ketë vranësira e mundësi për riga lokale shiu. Ditën me erë, e vranësirat shpërndahen, ku më vonë do të ketë edhe kthjellime. Temperaturat sot do të sillen nga 7 deri në 19 gradë celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *