NISMA në Prizren mesazh urimi për Fitër Bajram
NISMA Socialdemokrate në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit.“Fitër Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetarë të rëndësishëm të fesë islame”, thuhet në urim.“Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë”.“Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”.“Urojmë edhe njëherë të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke i’u dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe unitet në familjet e tyre. Urime!”