Nisin homazhet për doajenin e muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevcin

0

Brenda në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë nisur homazhet për këngëtarin tashmë të ndjerë, Ismet Bogujevcin. Nga ora 11:30 deri në 14:00 do të jetë e hapur ceremonia zyrtare e homazheve që mund të bëhen nga delegacionet shtetërore dhe për komunitetin. Të pranishmit ndërkohë janë duke u mirëpritur nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët, të cilët shfaqen shumë të pikëlluar për humbjen e familjarit të tyre. Nisin homazhet për këngëtarin shqiptar, Ismet Bogujevci Deri tani siç po shihet në pamjet një numër i konsiderueshëm kanë bërë homazhe, që të njëjtën pritet ta bëjnë edhe krerët e shtetit.

Figura e çmuar e kulturës kosovare ndërroi jetë ditën e djeshme (e enjte).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *