Veteranë të luftës nga Prizreni, kërkojnë të ndalen shpifjet ndal çlirimtarëve-Shkruan;Mërgim Hasi
Tashmë kur krerët e UÇK-së gjendet në Hagë e ku ata padrejtësisht vazhdojnë të mbahen atje. Disa ‘’patriotë’’ në emër të ndarjes edhe 22 vite, nga lufta ende mundohen të krijojnë ndarje se kinse ajo ishte në luftë mes UÇK-së. Ata ende vazhdojnë të shkruajnë pa ndonjë fakt, se kinse kishte ndarje mes FARK-istëve dhe UÇK-së. Por,ata po harrojnë se vetmja stemë e luftëtarëve të lirisë ishte ajo e UÇK-Derisa të gjithë këto tjera , tashmë edhe pse kaluan 22 vite ose i shpifin ose edhe i krijojnë të paqena të tilla, thonë një numër i madh i çlirimtarëve të rajonit të Prizrenit. Pastaj ata ende vazhdojnë të ngulin këmbë se si këtë ndarje asnjëherë nuk e përmendi sa ishte gjallë ish Presidenti Rugova, saktë asnjëherë, ai dhe mendja e tij së paku publikisht atë nuk e kanë thënë .Por, tani pas vdekjes së tij e thonë shumë të atillë ‘’patriotë’ që ose jetojnë në perëndim, ose nga atje frymëzohen krejt gabimisht për të vërtetën dhe realen. Pastaj, një fakt secili duhet ta dijë se këtë që vazhdojnë me ciu ciu e thonë se SHIK-u në Kosovë ishte kriminale e shpifje të këtilla. Por, një gjë që secili duhet ta dijë se SHIK-u ka pasur bashkëpunim me të gjitha shtetet e NATO-së ,Sepse botërisht dihet se për çështjen e sigurisë në Kosovë ishte përgjegjës e KFOR-i. Prandaj ata e kanë ditur veprimtarinë dhe e kanë takuar dhe kryetarin Veseli , Mirëpo të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Kosovës vazhdojnë me ciu ciu e kjo do të jetë vetëm edhe pak sepse ligji i lustrimit do të rrëzojë këto maska dhe këtë përshtypje maskiste që edhe në Kosovë po vazhdon të jetë prezentë. Por,askujt nuk i shkon gjithmonë kungulli mbi ujë dhe një ditë do të triumfojë e vërteta dhe vlerat e luftës dhe vlera e çlirimtarëve do të jetë në vendin meritor…./qendrapress.com/ https://web.facebook.com/v7.0/plugins/share_button.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df1f584c2f52e52e%26domain%3Dinsajderi.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Finsajderi.com%252Ff1e01a86490cc7a%26relation%3Dparent.parent&container_width=30&href=https%3A%2F%2Finsajderi.com%2Fper-10-dite-11-mije-mergimtare-nga-zvicra-erdhen-ne-kosove%2F&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey&size=large