Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

0

Një person është gjetur pa shenja jete sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia së Kosovës, për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.Sipas tij, dyshohet për vetëvrasje, mirë policia është në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete.Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *