Rimëkëmbja Ekonomike cak duhet t’i ketë punëtorët dhe bizneset e vogla
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë për Gazetën Online Insajderi se ndihmat shtetërore duhet t’i kenë cak punëtorët si dhe bizneset e vogla të cilat nuk kanë punuar përgjatë kufizimeve anti-COVID.60 milionë euro janë ndarë për bizneset në kuadër të Rimëkëmbjes Ekonomike, por më shumë përfituan top pesëdhjetë kompanitë që qarkullojnë kapital më të lartë prej nga edhe punësojnë më tepër.Por, këto para po cilësohen të mos kenë shkuar aty ku ka pasur më shumë nevojë, te punëtorët dhe bizneset e vogla.Kështu mendon njohësi i çështjeve ekonomike, Nexhit Shala, i cili theksoi për Insajderin se pos ndihmës financiare është dashur të vëzhgohen më shumë të drejtat e punëtorëve gjatë fazës pandemike.“Bizneset që kanë qenë të mbyllura gjatë pandemisë, por edhe punëtorët që i kanë larguar nga puna pasojë e situatës do të duheshin të mbështesin më shumë”, tha Shala.Pikërisht për kokë punëtori secilës kompani i janë derdhur mjetet në xhirollogari.Ministrja e atëhershme Financave që ekzekutoi shumat financiare të Rimëkëmbjes Ekonomike, Hykmete Bajrami, kishte thënë më 22 prill se “pesëdhjetë top bizneset që morën më shumë mjete nga shteti kanë 27 mijë punëtorë”.Reagimi i saj erdhi pasi po atë ditë, ministri tashëm i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, publikoi një listë me emrat e kompanive që përfituan mijëra euro, një pjesë e të cilave ndërmarrje iu dhurohen vlera gjashtë-shifrore.Nga kjo kuletë në muajin prill u ndanë edhe 6 milionë euro për bizneset që u deshën ta pauzojnë afarizmin biznesor, rezultat i vendimit qeveritar për masat 12 ditore anti-COVID.Kjo ishte hera e tretë që nga fillimi i pandemisë që Qeveria “çliron dorën”, për t’i kthyer paratë te ata që paguajnë taksa.Por, të shpërndahen vlerat financiare të bazë të peshës së kompanive nuk është Rimëkëmbje e plotë, sipas ekonomistit Shala.Ai këmbëngul se ka biznese të cilat kanë përfituar nga pandemia për shkak se nuk janë mbyllur gjatë masave kufizuese. Behet fjalë për ndërmarrjet që shërbejnë produkte ekzistenciale.Të ndahen mjete për këto kompani me numër të madh punëtorësh nuk e ka problem as anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Visar Korenica, poqë beson se fillimisht duhet të mbështeten afarizmat që u goditën më ashpër nga masat anti-COVID.Kosova në bazë të nenit 10 të Kushtetutës së Kosovës, përcaktohet si ‘ekonomi e tregut’, ku afarizmi është tërësisht i ligjshëm si rezultat i këtij sistemi synohet edhe ‘maksimizimi i fitimit’.