Ndihmohen 14 familje fermerësh të Luginës së Lumbardhit me mjete për kultivimin e bimëve malore
Në Reçan, u bë shpërndarja e materialeve për përfituesit nga projekti SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural), që ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, projekt i cili është bashkëpunim i Komunës së Prizrenit dhe CARITAS-it Zviceran. E ku në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komës së Prizrenit Mytaher Haskuka,, Sadra Horina Nga Austria, Ismet Osmani drejtor i Red Gold dhe Gerhard Shaumberger nga Caritasi i Zviceras, Lidhur me ndihmat që sot u shpërndahen fillimisht Veton Rruka, menaxher i këtij projekti tha se tani do të ndihmojnë 14 familje me pjesë ndihmëse për kultivimin e bimëve malore.
Kryetari i komunës Mytaher Haskuka me këtë rast edhe njëherë ka falënderuar donatorët që në këtë pjesë të Prizrenit po ndihmojnë fermerët dhe natyra e këtushme lejon kultivimin e bimëve malore si dhe atyre medicinave, Ky vend është i bukur dhe këto ndihma do të ndihmojnë edhe ekonominë e këtij lokaliteti tha ai.
Përderisa zonja Sandra Horina në Sired tha se ky lokalitet dhe lokaliteti ynë kanë ngjashmëri dhe besojmë se kështu po ndihmojmë këta qytetarë e duke ndihmuar lëta po ndihmojmë edhe vetë jetën këtushme.
Falënderim dhe premtim se këto ndihma dhe këto reshje do të ndihmojnë mbjelljet dhe këto bimë që i duhen shëndetit foli nga Caritasi zviceran ne Kosove Gerhard Schaumberger
Kurse falënderim për kryetarin haskula si dhe për donatorët ka bërë Ismet Osmani drejtor nga kompania Red Gold që është një kopertinë bujqesore, duke thënë se ndihma e këtre po bënë që këta banorë të kenë një të ardhme me të mirë Kurse njëri nga përfituesit e kësaj ndihme ishet Zikrija Kardollam nga Lubinja e ultë i cili me këtë rast ka falënderuar donatorët dhe tha se këto ndihma po ndikojnë që ne të qëndrojmë në vendlindje e mos të marrim udhët e kurbetit. Sot me këto ndihma janë ndihmuar 14 fermerë të Luginës së Lumbardhit