Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

0

Javë me mot të paqëndrueshëm, me shi e bubullima. Të martën e mërkurën, intervale më të gjata me diell.

Datat:

6.06.2021 – Java e dytë e qershorit do të karakterizohet me mot më të paqëndrueshëm.  Kushtet për zhvillime të shtrëngatave me shi që paraqiten sot, priten edhe ditën e hënë që nga orët e mëngjesit, derisa temperaturat pësojnë një rënie të lehtë.

Ditën e martë e mërkurë do të ketë më shumë intervale me diell, por përreth viseve malore mbeten kushte për rrebeshe shiu. Ndërsa ditën e enjte e të premte sërish priten zhvillime të rrebesheve më të shpërndara me bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit, këto kushte me mot të paqëndrueshëm me shi e bubullima mbeten edhe ditëve të fundjavës.

Në ditët vijuese indeksi i cilësisë së ajrit mbetet përreth vlerave të pranueshme, vende-vende kohëpaskohe mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Ditën e hënë indeksi i rrezeve UV do të jetë përreth vlerave mesatare, e nga dita e martë në vlera të larta, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

7.06 – Kryesisht me vransira.  Që nga orët e mëngjesit priten kushte për të reshura shiu të cilat gjatë ditës zhvillohen edhe si shtrëngata shiu.  Vende-vende reshjet vazhdojnë edhe vonë në mbrëmje.

8.06 – Pjesërisht vranët e me intervale më të gjata me diell.  Mirëpo, përreth viseve malore mbeten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

9.06 – Intervale më të gjata me diell.  Orëve të pasdites përreth viseve malore me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

10.06 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

11.06 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes, ku lëvizin brenda vlerave mesatare, deri ditën e premte kur pësojnë sërish rënie të lehtë.  Minimalet luhaten nga 12C deri në 14C, e maksimalet zbresin në 21C ditën e hënë, e më pas lëvizin nga 23C deri 25C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 2-10m/s.Shtypja atmosferike brenda vlerave normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *