Asnjë vdekje dhe dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

                      Ministria e Shëndetësisë në Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, kurse nuk është shënuar asnjë viktimë Në këtë periudhë kohore janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës. Në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 1.074.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *