Në orët e para të pasdites në Prizren janë vaksinuar mbi 300 persona vetëm sot.
Qendrën sportive e vizatoi edhe i pari i komunës Haskuka Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka , drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, dhe drejtori i QKMF-së dr Xhevat Elezkurtaj sot i bënë një vizitë Qendrës sportive “Sezai Surroi”, ku ishte duke u bërë vaksinimi i qytetarëve. Me këtë rast kryetari Haskuka tha se vetëm sot këtu morëm informacion se janë vaksinuar 300 persona derisa deri më tani në Prizren janë vaksinuar mbi 7200 qytetarë prizrenas, ka potencuar kryetari Haskuka. Ai tha se vaksinimi po bëhet sipas regjistrimit në platformën Kosova e ata regjistrohen e pastaj ftohen për vaksinë. Drejtoresha e shëndetësisë Narqize Hoxha pohoi se tani me ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë sipas listës të cilën na e dërgon ministria, Numri i të vaksinuarve do të bartet nga Ministria sepse ata i dërgohen ë edhe listat e kështu pastaj ne i ftojmë që të vaksinohen pohoi ajo. Nuk kemi pasur ndonjë rast që ka pasur asnjë ankesë deri më tani tha ajo. Dr Xhevat Elezkurtaj tha se ne tashmë kemi angazhuar stafin mbi 70 të angazhuar staf mjekësor të cilët mund të i përgjigjen kërkesave për të vaksinuar, ne kemi kapacitet që brenda ditës të vaksinojmë deri në njëmijë persona, por kjo mvaret se sa kemi vaksina dhe lista na i dërgojnë nga Ministria tha ai dhe pastaj vazhdoi. Ne kemi marrë edhe opinione të disa qytetarëve të cilët disa prej tyre as që e kanë kaluar, por kanë ardhur të sigurohen dhe e kanë marrë vaksinën, derisa disa të tejra e kanë marrë edhepse e kanë kaluar pandeminë por kanë marrë për siguri më të madhe dhe siguri udhëtimesh. Qendra sportive në Prizren sot nuk kishte asnjë tollovi dhe ekipet ishin në gjendje gadishmërie për numër edhe më të madh qytetarësh për ti vaksinuar, Kurse në faqen e tij kryetari Haskuka shkruan’’Së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arenliu Hoxhaj dhe drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevat Elezkurtaj, sot pamë nga afër procesin e vaksinimit masiv, që po zhvillohet në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.
Në kuadër të këtij procesi, sot nga mëngjesi e deri në orët e paradites janë vaksinuar mbi 300 persona nga komuna e Prizrenit. Vaksinimet po realizohen sipas kategorive të përcaktuara në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, ku tanimë po bëhet vaksinimi i personave mbi 65 vjeç dhe të personave me sëmundje kronike.
Vaksinimet po bëhen sipas termineve të caktuara, me ç’rast i ftoj qytetarët që të regjistrohen në platformën eKosova, nëpërmjet linkut https://bit.ly/3iLW3iq në mënyrë që të aplikojnë për vaksinim.
Nga data 2 prill, kur ka filluar vaksinimi, e deri më sot nga komuna jonë janë vaksinuar mbi 7,000 persona, ndërkaq nga java e kaluar ka filluar edhe vaksinimi i personave me dozë të dytë. Falënderoj stafin shëndetësor për punën e shkëlqyer që janë duke e kryer për mbarëvajtjen e procesit në qendrën e vaksinimit. /qendrapress.com/