Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Rudina Muharremi BEJA

MES DJEPIT DHE ATDHEUT

————————————–

Gjysma ime feston: një djep sapo u mbush,

gjysma tjetër qan atdheun, zemrën bërë prush.

Sa e rëndë ta kuptosh, kur sytë s’kanë më zë,

kur rrënjët të mbajnë lidhur me një tokë që s’të njeh më.

E di, secili betohet se e drejta është me të,

përqark gjithçka përflaket, flijohet çdo zë.

Por jo, mik i nderuar, dhuna s’mbjell veç zi;

kur më në prag s’të duan, është koha të shkosh ti.

Me forcë asgjë e bukur kurrë s’është krijuar,

A s’është ky absurdi më i madh i dëgjuar?

Hapja udhën rinisë, me ata sy të pastër,

mos e digj atdheun për një pëllëmbë ngastër.

/QendraPress/