Arbanasi tani me stadium të standardeve ndërkombëtare me vlerë mbi 540 mijë euro
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, sot kanë përuruar stadiumin e futbollit në fshatin Sërbicë.
Haskuka në një postim në Facebook ka thënë se Prizreni ka qenë gjithmonë vatër nga ku kanë dalë futbollistët e njohur.
“Për të vazhduar këtë traditë, ne si prioritet kemi vendosur investimin në sport dhe rini”, shkruan Haskuka.
Ai ka bërë të ditur se ky stadium do t’ju shërbejë klubeve sportive të Komunës së Prizrenit, si dhe do të jetë në shërbim të futbollistëve të rinj, meqë i plotëson kriteret e kërkuara nga Federata e Futbollit për mbajtjen e garave regjionale për grupmoshat e reja.
Ky projekt është realizuar si investim i Komunës që kam vlerën mbi 540 mijë euro, Staduimine eka përfunduar kompnia e njohur “Sedoturs” ne mënyrë shumë profesinale./qendrapress.com/