Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Klara Shehu

Dashuri

——————

Nuk di ta emërtoj, si ta thërras,

flladin që fashiti stuhitë e vjetra,

nuk ishte erë që shpejt të humbasë,

apo rrebesh i mbushur me gënjeshtra.

Ishte rreze e dalë prej dielli,

që ngrohu një lule të sapo çelur,

dhe kokën mbështetur te supi,

vështronte fytyrën e qeshur.

Në mes kësaj mrekullie,

peshën e zhurmshme humbet bota,

çdo mendim gjen prehje,

në supin ku mbështetet koka.

Kjo është paqe magjike,

vendi ku të mëdhatë stuhi,

kthehen në pëshpëritje të ëmbël:

S’ka të tjerë, si Unë dhe Ti.

/QendraPress/