E diela poetike me poeten:Bukurije Buçpapaj
Ajo, Ajo, Ajo…
—————
Ajo kishte fytyrë ëngjëllore…
Ia vranë̈, duke e lënduar…
Ajo kishte dashuri Hyjnore,
Por, të tjerë̈t u munduan të përfitonin.
Kishte një bukuri e rrallë.
Të gjithë̈ e donin atë zanë,
Por, çuditërisht, lulen e bukur,
Askush s’e bëri dot të lumtur.
Ajo kishte buzëqeshjen e diellit,
Lulet çelnin prej shkëlqimit të saj.
Ajo donte dashurinë̈ e Omerit,
Por, kurrë, s’e gjeti: as sot e as paskëtaj .
Ajo, mbi çdo gjë e gjithçka
Jeton, buzëqesh, jetës i gëzohet,
Ndërsa brendësia e saj qan, paçka,
Megjithatë̈ nga dhimbja forcohet.
Ajo është ajo e s’ka si të jetë ndryshe,
Nuk dëshiron dashuri të ndarë në dysh,
Ajo ka veçantinë e saj femërore të veçantë
E bën kjo atë unike me plot nur e sharmë,
Ndaj ajo është ajo ; të luash me të
Asnjéherë nuk ju lejon.
Bukurie Buçpapaj 18.06 .2021
&&&&&&
Puls zemre
——————–
Pulsi i zemrës rrahjet, si sahat,
Mendimet trazuar, si furtunë.
Kjo natë e heshtur s’më le rehat,
Më ngacmon, sonte s’ka gjumë.
Përse u bëre peng në jetën time
As më le aspak të qetë,
Sonte, përsëri, vjen në mendime
Më shfaqesh si një siluetë.
Mbi shpirtin tim endesh
Luan me mua, si me një instrument.
Vallë, a mendon se do të më çmendësh?
Jo, more, jo se kam akoma mend….
Gjaku vëlon në damar në urrejtje,
Por, zemra s’e pranon realitetin.
Kundërshtarë deri nëvdekje,
Të dy luftojnë me njëri – tjetrin.
&&&&&&&&
Metafor dashurore….
————————————
Diell e hënë kanë ra n’dashni
Me tokën fort dashuruar
Qé té dyja tê duan ty
Diell dhe hënë si nê lojé garuar.
Tokés i pëlqen shkëlqimi hénés
Edhe diellin dashuroka
Thotë: nuk jam vetëm e njérés
Që të dyjave ai u takoka.
Ky konflikt dashurorë
Metaforë zbritur në time poezi.
Shumë të tillë tek njerëzore
Qé mbajnë né zemër dy dashuri.
E gjithë kjo krejt pa etikë .
Si lejohet kjo marrëzi Tek zemra
Tè duam vetëm pér vete piké.
Se kështu jemi ne femrat.
Diellit e hënës dhe u shkon̈.
Madje shumë lezet atyre u ka
Por tek njerëzoret nuk bané
Se zemra me dy , marri hata.
Andaj zgjidhni njërén I humbur
E prej sajë të mos tradhëtoheni
Se vërtet nuk do té jesh i lumtur
Kur zemrat e tjerëve i lëndoni.
Se dashuria s’asht biletë avioni.
Ta merrni e ta leni sa heré ju doni