Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Tutje, MSh-ja njofton se nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *