Tri qytetet me ajrin më të pastër në Evropë

0

                            Nga Agjencia Evropiane për Ambient kanë bërë të ditur se ajrin më të pastër në Evropë e ka qyteti suedez Umeo, e pasuar nga Tampere në Finlandë dhe Funshal në Portugali, transmeton Insajderi.E qytetet me ajrin më të ndotur janë Sonch në Poloni dhe Kremona në Itali.“Banorët e më shumë se gjysma e 323 qyteteve ku është matur cilësia e ajrit gjatë viteve 2019-2020, thithin ajrin e ndotur – e pjesa më e madhe e tyre janë në Poloni dhe Itali”, ka bërë të ditur kjo agjenci.Cilësi të mirë të ajrit e kanë 127 qytete, që do të thotë se në këto vende niveli i pluhurit është më i vogël se 2,5 mikrometër (PM2,5) nën përqindjen e lejuar nga 10 mikrogramë për metër kub ajër që e ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.Në top dhjetëshen e qyteteve me koncentrimin prej PM2,5 gjenden dy qytete suedeze – Stokholmi dhe Upsala, tri në Estoni – Talini, Narva dhe Tartuja si dhe Bergeni në Norvegji dhe Salamanka në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *