Sot bëhen 22 vite nga rënia e Dëshmorit Fatmir Hoxha, i cili qëndron llambadar lirie .
Sot bëhen plotë 22 vite nga rënia e Dëshmorit Fatmir Hoxha,nga Arbana e Prizrenit, i cili ishte ushtar lirie për të marr pjesë në betejën e lavdishme të Kosharës. Pas të gjithë betejave të lavdishme të UÇK-së ai sëmuret rëndë dhe në fund të luftës shërohet në spitalin ushtarak të Tiranës. Derisa sot e 22 vite më pa duke u kthyer ai bie për të mos vdekur kurrë , Heroizmin e Fatmir Hoxhës pjekuria e tij dhe atdhedashuria e tij mbeten një udhë rrëfim i bukur për rininë tonë , të mësojnë e dinë se ai në moshën e tyre ishte renditur në vargun e burrave për liri. Ai vazhdon të mbetet llambadar lire mbi lirin e Kosovës së cilës i dhuroi më të çmuarën e tij jetën, Dëshmorët e lirisë së Fatmiri duhet të kenë statusin e Heroit kombëtar dhe mos të harrohen si me pahir, sepse gjaku i tyre është vetë lira e Kosovës, Ai është vetë drita e lirisë së Kosovës dhe sot evokimet e Nën Sehares e baba Hysniut janë të përziera me dhembje e krenari. Dhembje sepse ai mungon në lirinë për të cilën bëri shumë e krenar sepse ai qëndron llambadar lirie për Kosovën./qendrapress.com./