Arrestimi i drejtorit të Financave, KPM: Institucionet e drejtësisë të bëjnë zbardhjen e plotë të rastit

0

                                   Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar personin me inicialet A.B., drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërkaq, pas kësaj ka reaguar KPM.Sipas dyshimeve fillestare, personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej tetë mijë euro, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.KPM në një reagim për media ka thënë se sot është njoftuar jozyrtarisht se një zyrtar publik i Zyrës Ekzekutive të KPM-së është ndaluar mbrëmë nga institucionet e rendit dhe drejtësisë.KPM ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit. “Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot është njoftuar jozyrtarisht se një zyrtar publik i Zyrës Ekzekutive të KPM-së është ndaluar mbrëmë nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, nën dyshimin për veprën penale – marrje ryshfeti.Duke qenë të shqetësuar me këtë lajm, ftojmë institucionet e drejtësisë që të merren me rastin deri në zbardhjen e plotë, në mënyrë që të sqarohet edhe opinioni publik, por edhe ne brenda KPM-së.KPM shprehë gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *