24 vjeç u bë pjesë e politikës – kush është Memli Krasniqi, kryetari i ri i PDK-së

0

Djali i Ritmit të Rrugës, figurë urbane e Prishtinës në PDK, ministër i Kulturës, Memli Krasniqi, sot është ngjitur në skenë si kryetar i PDK-së, partisë që zor mendohej se do të dilte prej duarve të themeluesve të saj, që ishin edhe ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Memli Krasniqi tanimë zyrtarisht është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të partisë. Ai në Konventën e PDK-së, që është mbajtur sot ka marrë besimin e delegatëve për ta drejtuar partinë.

Por kush është Memli Krasniqi?

Memli Krasniqi ka lindur në Mitrovicë më 25 janar 1980 ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”, më Prishtinë, teksa i ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të PrishtinësKrasniqi ka të mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës.Nga viti 2004 ka filluar rrugëtimi politik i tij. Ai ishte angazhuar aktivisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë, Hashim Thaçi.Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Rinisë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës – subjektit rinor të PDK-së që përfaqëson anëtarët e saj ndërmjet moshave 16 – 30 vjeç.Nga ky pozicion, ai ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së. Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur Nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative dhe të Rinisë.Nga viti akademik 2006/2007 është angazhuar për disa semestra si ligjërues i lëndëve nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Victory dhe në Kolegjin Iliria. Po ashtu, Krasniqi është anëtar i rregullt i Shoqatës Amerikane për Shkenca Politike dhe i Shoqatës Britanike për Studime Ndërkombëtare.Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport.Në tetor të vitit 2008 është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit dhe Zëdhënës i Qeverisë.Ai ka qenë dy herë ministër, duke drejtuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga vitit 2011 deri në vitin 2014 dhe nga 2014 deri në vitin 2017 atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërkombëtarizimi i sportit dhe kulturës, si dhe rritja e buxhetit për këto dy sektorë ishin dy nga vlerësimet që ai mori për punën e tij në MKRS. Në MBPZHR ndërkaq, është vlerësuar puna e tij në rritjen e buxhetit për bujqësinë, që ka ndikuar direct në një mbeshtetje më të madhe për fermerët kosovarë. Në të gjitha zgjedhjet nacionale në Kosovë, që nga vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur 6 herë deputet, duke qenë përherë̈ nder 10 njerëzit më të votuar në PDK. Në legjislaturën 2017-2019, të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka qenë Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së. Ndërkaq në legjislaturën 2020-2021 ai është nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Memli Krasniqi është 41 vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij, Meliza, kanë tre fëmijë: Borën, Malin dhe Verën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *