Ky është dyshimi për vdekjen e zyrtarit policor në Prizren

0

Zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor në qendrën e ndalimit në Prizren, shkaku i vdekjes së tij dyshohet të jenë problemet shëndetësore, që i ndjeri i kishte tash e sa kohë.Këto burime bënë me dije se viktima është gjetur i vdekur në një karrige, ku po qëndronte derisa ishte duke peshkuar. Zëdhënësi i policisë  Rajonale  Vesel Gashi përmes telefonit konfirmoi  për se një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prizren është gjetur i vdekur në një fushë të hapur në fshatin Tupec , fshat   5 kilometra  në afërsi tw  qytetit të Prizrenit. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.  Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha për  ai tha se ishte  rrteh moshës  64 vjeçare me inicialet  B. M. dhe   në kohën e lirë  është marrë  me peshkim Ai tha se në trupin e viktimës nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës, por  policia e ka konsideruar si  vdekje e dyshimtë, Tashëm  të  gjithë njësit relevante  kanë dalë në  vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin  konkretë, kurse   pas obduksionit do të  njftohen  edhe mediat  lidhur me rastin e   kësaj vdekje  tha ai.“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *