Borrel: Marrëveshja Kosovë-Serbi, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

0

Me një video-konferencë që po zhvillohet sotn ë mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën organizim të Bashkimit Evropian, rifillon dialogu në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, në fjalimin e tij hyrës, tha se qëllimi i Bashkimit Evropian është të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe vet Bashkimin Evropian.

“Qëllimi ynë është i qartë, të fillojmë me punë serioze për normalizimin e marrëdhënieve me të dyja palët. BE-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë lehtësues i përpjekjeve për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Marrëveshja është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, po ashtu është edhe për vet Bashkimin Evropian”.

“Ne e dijmë se nuk është proces i lehtë, nuk ka qenë asnjëherë, por duhet të punojmë për të ardhmen e përbashkët. Kjo kërkon vullnet politik nga të dyja palët dhe angazhim, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë”, tha Borrel.

Nga shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) është njoftuar se Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak, së pari do të kenë biseda me njërën palë, pastaj me tjetrën për të mbajtur në fund një konferencë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE vlerëson se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut pasi takime në nivelin e lartë nuk ka pasur që nga viti 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *