Çaste me poetike me poeten; Valbona.R.Hadri
Aty ku je ti..
________________________
Prisja që heshtja të thyhej nga lëvizja e hapave që do vinin në drejtimin tim,bashkë me erën që palponte gjethet e drunjve.
Prita por nuk të takova do të valëvitja e Flamurit mbi pllakën e mermertê gjallëronte pamjen e heshtur ,të kësaj toke ku mungon prania jote.
U ula të flas me ty babi, por zemrën më plasi heshtja mbi gurë .Në mbyllje syri ndieva ngrohtësinë e lotit që kriposi në buzën time.
Loti i shoqëruar me mallin ra mbi dhuratën e çmuar në librin ,,Kosova”” të historianit që aq shumë e admiroje .
Mbështeta fortê në gjoksin tim thesarin që mbaja në duar duke kujtuar fjalët tuaja kur thoje:-Duhet mësuar historinë tonë që të dimë t’a ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun .
Tê bekohet nga dorê e nënës në djepin e rritës farë e fisit bashkë me ninullën e krijuar mbi vërtetësinë e historisë.
Intensiteti i pikave të shiut më largoi duke më pèrcjellur bashkë me kujtimet dhe lutjet për vedijësimin e fisit tim në ruatjen e forcimit të atdhedashurisë.
18.07.2021. Valbona.R.Hadri