Digjen arat e mbjella me grurë në Lipjan, autoritetet thonë se shkaktar është njeriu

0

                                Arat të cilat kanë qenë të mbjella me grurë po digjen, sipas institucioneve këto po i shkakton dora e njeriut. Këto janë zjarret të cilat u shkaktuan të enjten mbrëma në komunën e Lipjanit.Tokat të cilat ishin të mbjella më grurë po digjen pas korrjes.Një ditë pas zjarrit, tymi këtu po del ende për shkak të temperaturave të larta. E raste të tilla janë shpeshtuar këto ditë në vend. Sipas shefit të zjarrfikësve në Komunën e Lipjanit këto po shkaktohen nga vetë qytetarët. Tutje Rrustemi tha që gjatë 24 orëve të fundit kanë pranuar 9 thirrje për zjarre të shkaktuara nga dora e njeriut.Sipas shefit ndezja e zjarreve me qellim është shumë e rrezikshme në këtë periudhë, për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë së arave. Menaxhimi i kësaj situatë sipas Rrustemit po është shumë i vështirë për shkak të numrit të vogël të punëtorëve kujdestar. Në muajt e verës institucionet vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *