E diela poetike me poeten;Teuta Osmani
Gjurmë
——————————–
U bëfsha gur e plug nën gjethet e thara
Prej dimrit të egër që sapo kaloj
E kërcenjte e drurit të më gervishtin e hijen
Ku rend pas çdo moti nën diell e nën hënë!
E pastaj të më thoni se s’kish faj e varfëra
Ku jetoj me ëndrra të para netëve të gjata
E ku priste një yll ti zbardhi ditët mëngjeseve
Nga dritarja e përditshme sa herë kujtime mbjell!
E të kujtoni se vjeshta është një stinë
E dimrit t’i bëni me fotografi një album
E pranverës sa herë lulet të cel
E verës ti këndoni këngën e saj si buj’
Se s’kish orë e sekondë pa jetuar
E jetuar nën re e rrufe kish zënë fole
E ëndrrat prej tyre zunë shtigje për të shtegtuar
E prapë nën gjethet e çdo stinë gjurmët lë!