70 vjeçarja nga Kaçaniku u rrah dhe iu vodhën 55 mijë euro, ajo pret që t’i kthehen të hollat
Në janar të këtij viti, 70 vjeçaren nga Gjurgjedelli i Kaçanikut, hajnat e rrahën dhe ia vodhën 55 mijë euro. Ka vite që jeton e vetme në këtë shtëpi. 70 vjeçarja nga fshati Gjurgjudell i Komunës së Kaçanikut i kalon ditët me forca të veta. Sikur të mos i mjaftonte vetmia, e sëmundjet që i ka, Remzije Manit në janar të këtij viti i ishte thyer edhe shtëpia.Disa persona të panjohur e të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e saj, e sa ishte në gjumë e rrahën e më pas edhe e lidhën. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo kohë, Remzije Mani duke u kujdesur për shëndetin e saj si pasojë e ndonjë infektimi me Covid-19, ajo i tha televizionit që ende nuk ka marr ndonjë lajm për kursimet e vjedhura.Duke parë kohën e gjatë që kur ka ndodhur ky rast, kjo thotë se po i humbet edhe shpresat.Të vetmin ngushëllim, 70 vjeçarja e gjen tek këto dy dhi të cilat i ka në oborr.Kjo thotë që shumicën e kohës e kalon me to, edhe pse në këtë temperature të larta më shumë po detyrohet të qëndroj brenda.