Apel për ta ndihmuar shëndetin Xhafer Smajlajt ,institucionet shëndetësore kanë dështuar me këtë rast

0

Tashmë në fshatin Romajë, është në gjendje të rëndë  shëndetësore Xhafer Smajlaj i lindur me 13.09 1969   në  fshatin Romajë . Tashmë  ai me gjendje tepër të rëndë  i palëvizshëm dhe me  stenda në zemër  është  liruar nga  QKUK  tani  dy muaj dhe  pa asnjë  përkujdesje shëndetësore, pos familjes së tij. Pos moskujdesit  që e ka nga ana institucionale ,ka edhe  probleme të rënda  ekonomike  sepse bashkëshortja e tij  e pa punë  e  i bri nxënës. Prandaj,  jeta e tij  tani me kët situatë  është aq e rëndë  që sa më parë  institucionet shëndetësore duhet  urgjentisht të merren më fatin e  kësaj familje,

Ushqim nuk mundet të hajë sepse edhe atë që  hanë e kthen .Kurse  kohëve të fundit edhe pse me gjendje  të rëndë  ekonomike , organizmi i tij është dobësuar aq  shumë sa  që  as infuzionet dot nuk  arrijnë ti përballojë. Prandaj, tashmë  është një  apel i përgjithshëm që kjo familje  dihet sa më parë të ketë mbikëqyrje institucionale, dhe që së paku pos shëndetit të tij  duhet  të shihet edhe  gjendja  ekonomike që  është  pllakosur  kjo familje. Po kështu  me këtë gjendje të tij besojmë se edhe  vetë  Drejtoria e Mirëqenies  Sociale në  Prizren duhet sa më parë të  vizitojë këtë  familje tre anëtarësh  për ta  pa shëndetin edhe  gjendjen e rëndë  ekonomike me të cilën po përballet. Ky apel nuk duhet ta  has në  vesh të shurdhër , por sa më parë të merren institucionet përkatëse  me këtë familje. Besojmë se ky shkrim do të   arrijë  të sensibilizojë institucionet përkatëse  për të  pa mundësinë e tejkalimit  dhe mbijetimit të familjes së  Xhafer Smajlat  në fshatin Romajë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *