Çaste poetike me poeten: Valbona R.Hadri
Të bukurën e ke kudo
—————————————-
Tek burimi i ujit të freskët rrëzë malit të shtruar ,aty ku vajzat lozonjare, mbushin ujë me duart e bekuara .
Në perëndim dielli,me ngjyrim drite detin mbuluar, për një ditë të re me dëshirë për ta filluar.
Në lumturinë e rritës me ninullën e nenës ,për ripërtrirjen e fisit, në jetësimin e shpirtit të shqipes.
Në vargmalet e Sharrit me pamje të mrekulluar ,pranë blegërimës së qengjave
pas së ëmës duke shkuar.
Në fjalët e të mençurve pranë sofrës së shtruar ,
aty ku vazhdon traditë e jetësuar.
Me përkëdheljen e doçkave të fëmijës së parë
Me buzëqeshjen e së ëmës për fillim-jete të mbarë .
Pranë syrit të së dashurës me fytyrë engjëllore ,
qëndron ëmbëlsisht bukuri përrallore.
Prandaj njeri i mbarë ,
vlerëso , vepro ,shijo dhe
me më të bukurën jeto.
17.08.2021
Valbona R.Hadri