Letra me mallin e atdheut nga poetja nga Izmiri

0

  Këtë letër  po e  botojmë nga  Shpresa Gashi Zurnaci , pa asnjë ndërhyrje  as  ortografike, për të mësuar mallin e madh, që ka  e kishte poetja  Shpresa , që tashmë është emër I njohur I letërsisë  shqipe, që jeton e vepron ne Izmir të Turqisë.

     “  Isha nxënëse e shkollës së  mesmesm kur u njoftova me poezinë

Shkrimet e mia filluan udhëtimin .Pos mureve të shkollës edhe nëpër revista gazeta te ndryshme të atyre viteve ish Jugosllavisë  ,İshte viti 1982-83 kur, veq filluan ditët e vështira në Kosov .Ate qe ndjenim nuk mundeshim ta shprehnim në leter  .U hidhërova me letër dhe laps.  Dhe pasi mbarova shkollimin gjendja dhe më e vështirë u bë  U martova lash atdheun familjen dhe pa i kryer obligimet ndaj prindërëve

ika në një bote thuajse krejët tjetër.  Por, ky ishte fati im i ndarë për mua .Fillova jetën e re,ishte dhimbje me kaplonte kur me binyee malli.  Duke mos folur një fjalë shqip fillova ti ngatrojë gjuhet .İshte gjuha e katërt kjo qe flisja ketu.  Unë nuk isha si mërgimtarët tjere që nëpër shtëpi, mbremjeve mund flisnim gjuhën shqipe, sepse as shoku i jetës nuk dinte nje fjalë shqip as tjerët.  Edhe në shtëpi edhe jashtë çdo kund një gjuhe te huaj flisja .Kisha vetëm tri libra ne Gjuhen Shqipe.  Tri herë një faqe lexoja veq mos të kryhej shpejt sepse skisha tjeter libër. Dhe mu deshtë të bëja diq.Fillova dhe u ktheva aty ku pata mbeturë në poezitë e lëna.  Pastaj pas luftës veq fillova ta mbushi bibliotekën time me libra.  Me shume libra mlodha nga autorët botëror i adhurojë tej mase poezitë nga autorët e huaj. Dhe erdhi kjo teknologji ky rrjetë  İshte një fillim për mua.  Fillova poezitë ti postoja dhe filluam ato ti botojmë dhe, sot,

ështe libri 6 brenda një viti që botuam . Këtë vet se bëra me ndihmen e miqëve poet ata me dhane kurajo, me ndihmuan dhe ishin me mua.  Dhe ju miqësia ime sukseset arrita nga ju. Ju jeni ata që çdo dite ndate kohe për ti lexuar poezitë tona me vlerësime me motivuat me dhatë kurajo  .Ju faleminderit të gjithëve ,respekt pa fund për ju

Ju dua..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *