IKSHPK NDRYSHON ORARIN E PUBLIKIMIT TË REZULTATEVE ME COVID-19

0

IKShPK ndryshon orarin e publikimit të rezultateve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër rezultatet për COVID-19 do të publikohen në ora 15:00.

Ishtë bërë praktikë që këto rezultate të publikohen në fund të ditës, por ky ritëm do të ndryshojë.

“Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun”, thuhet në komunikatë.

Tash e një muaj në Kosovë vazhdimisht raportohen shumë raste me coronavirus, ndërkohë dhe numri i vdekjeve është rritur dukshëm.

Qeveria e Kosovës ka marrë masa rigoroze kundër përhapjes së coronavirusit, madje ka edhe dënime për qytetarët që nuk vendosin maska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *