E diela poetike me poetin:Shaip Emerllahu

0

Në ditëvdekjen e poetit Ali Podrimja

KUR DUKJA SHEMBËLLEN VALLËZIMIN E YLLIT

————————————–

kur tërmet ju merr shpirti

e thehen leqet nga kjo idhtësi ikje poeti

çelni një poezi,

me zë…

Poeti do ta ndijë oshtimën e saj

meteorshi do të shfaqet

në hapësirën e meskalimit

Lamtumirën duhet thënë

kur mungon

te shendi i poezisë, … (në Lodeve)

orëve të marame na përgatit për kumtin…

për vdekje poetike

Lamtumirën duhet thënë

kur zbret mbrëmjejeta

poeti ikën larg

ku dukja e shëmbëllen yllin

dhe vallëzon… me Lumin

Lamtumirë!

Tetovë, 21 korrik 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *