26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me coronavirus

0

                              26 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 448 raste të reja pozitive.Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Reporteri.net.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.421 qytetarë.Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *