Milot Rashica në Champions League

0

Sulmuesi anësor i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica është emri më i përfolur i mediave në vendin tonë, si dhe në shumë media në Gjermani.

Klubi i Werder Bremen, ka konfirmuar se Miloti me shumë gjasa do të largohet nga klubi i tyre dhe se ata janë në bisedime me klube të ndryshme, për shërbimet e tij, raporton Insajderi.

Gazetari i sportit si dhe komentatori i Digitalb, Arlind Sadiku, mbrëmë ka shkruar se Miloti ka arritur marrëveshje personale me RB Leipzig dhe se ai do të paraqitet në Champions League me ekipin e tij të ri.

“Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me Leipzig-un. Muajin e kaluar ai është takuar edhe me trajnerin e Leipzig-ut, Julian Nagelsmann, i cili ia ka bërë të qartë që e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Tashmë, mbetet vetëm pajtimi mes dy klubeve (Werder Bremen – Leipzig) për shumën e transferimit. Së shpejti, do ta shohim Rashicën në Champions League” ka shkruar Sadiku në profilin e tij në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *