Në edicionin ardhëshëm synim liga e pare KF Drini i Bardhë/ Shkruan Durak THAÇI

KF Drini i Bardhë është një nga klubet më të vjetra sportive të rajonit të Hasit i themeluar në vitin 1975. Suksesi më i madh në historinë e afërt të klubit erdhi në sezonin 2024/25 kur u shpall kampion i Ligës së Tretë të Kosovës dhe siguroi ngjitjen në Ligën e Dytë. Disa nga arritjet kryesore të klubit:Kampion i Ligës së Tretë të Kosovës (2024/25) dhe promovim në Ligën e Dytë. Titulli u sigurua para përfundimit të sezonit pas fitores bindëse ndaj KF Xërxës. Sezon pothuajse perfekt me 17 fitore 1 barazim dhe asnjë humbje. Ekipi shënoi 78 gola dhe pranoi vetëm 12 duke mbyllur kampionatin me goldallim +65.Triumfi në 50-vjetorin e klubit duke e bërë promovimin edhe më domethënës për komunitetin e Hasit dhe Gjonajt. Klubi është bërë një simbol i futbollit hasjan me mbështetje të madhe nga tifozët dhe komuniteti lokal gjë që është theksuar edhe nga drejtuesit e klubit pas suksesit historik. Ky sukses konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e klubit dhe futbollit në Has pasi e riktheu ekipin në një nivel më të lartë të garës pas dekadash përpjekjesh. KF.Drini i Bardh nuk i kanë munguar rezultatet edhe në ligën e dytë edhe pse ishte përvojë e re në ligën e dytë ata me angazhim dhe me një organizim vetmohues kanë arrit suksese të vazhdueshme si në ndeshjet si vendase ashtu edhe në ndeshjet si mysafir.Pas një sezoni fantastik dhe promovimit historik klubi ka treguar se ka potencial organizim dhe mbështetje të madhe nga tifozët.Në edicionin 2025/2026 si anëtar i ligës së dytë ka arri të jet ndër skuadrat e pjesës së epërme të tabelës me 34 ndeshje të zhvilluara 58 pik të grumbulluara një golgallim +25 radhitet në pozitën e 5 në tabelë.Më të merituarit për kët sukses jan të futbollistët e që duhet vequar disa nga ata si; mbrojtësi Besfort Krasniqi qendërmbrojtësi korpulent me një përvoj të jashtëzakonshme Ragip Thaçi pastaj mbrojtësi gjithashtu me mjaft përvojë Vigan Rexhaj me një mesfush fantastik të prirë nga Xhaner Gzimi me një sulm tmerrues për portat kundërshtare Drilon Krasniqi Shpejtim Totaj e tjer.Vlen të cekët stafi udhëheqës teknik në krye me trajnerin Robert Gjeraj dhe ndihmësin e tijë Alban Hamza.Një kryesi e palodhur në asnjë varian në përkrahje të futbollistëve.Nuk meritojn të harrohen tifozët e zjart hasajn duke i përkrahur në qdo ndeshje.Asgjë nuk mbete tjetër pos për ti uruar të gjithë akterët për suksesin e KF.Drini i Bardh dhe edicionin tjetër 2026/2027 sukses në rang më të lart të garave liga e parë!/QendraPress/